BallinaKronikeZbardhet debati me fjalë e ofendime që solli vrasjen me 30 plumba...

Zbardhet debati me fjalë e ofendime që solli vrasjen me 30 plumba të “të fortit” të Shkodrës

Data e 28 nëntorit 2020 në Shkodër, ishte një ditë e qetë dhe festive për shkak të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy nga protagonistët në vrasjen, Ridvan Ramazanit, Hydajet Mehmedaj dhe Milkjor Gjoka, ndodheshin në fshatin Mjedë për të blerë gjela deti.

Por teksa kanë blerë gjelat e detit, rruga në kthim për në fshatin Dajç, i ka ballafaquar me një të papritur, ku krejt rastësisht Hydajet Mehmedaj dhe Milkjar Gjoka, kanë filluar të debatojnë dhe ofendohen me Elhad Hysenin (Ramazani), pasi ky i fundit kishte gërvishtur makinën e tij me një mjet që drejtohej nga një burrë i moshuar.

“…Elhadi ishte duke bërë debat me personin tjetër të makinës dhe po e shante. Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për t’i ndarë, duke marrë për krahu Elhadin dhe i thashë: …hajde këtej se është marrë, me të pa kush duke bërë debat me pleqtë…

Kurse Hydajeti i tha:…ik o legen, mos u merr me këtë burrin plak…. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë dhe duke ecur nxori kokën nga xhami i makinës dhe tha: …hajde se po shihena më vonë…, duke na sharë nga robtë e shtëpisë…“, ka treguar në polici.

Më pas Hydajeti dhe Milkjori kanë shkuar në shtëpi, për të lënë gjelat e detit. Ndërkohë, Hydajeti është kthyer sërish, ku këtë here me vete kishte marrë dhe vëllain tjetër, Duelin, i cili qëndronte në sedilen e pasme dhe në dorë mbante një automatik kallashnikov./Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular