BallinaAktualitetDjali i Zhanetës zbardh krimin, zbulon kush e siguroi automatikun: Nëna u...

Djali i Zhanetës zbardh krimin, zbulon kush e siguroi automatikun: Nëna u lidh me një tjetër, atë e kishin shok të gjitha tezet

spot_img
spot_img

Djali i Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë ka zbardhur detaje akoma më tronditëse në lidhje me zanafillën e historisë së krimit të dyfishtë. 16-vjeçari ka treguar para grupit hetimor se mamaja e tij dhe Përparim Ademi ishin të lidhur por kohët e fundit kishin konflikte, pasi Zhaneta kishte nisur lidhej me një person tjetër që kishte në punë.

Ai rrëfen se e ëma i kishte thënë që Ademi ishte babai i tij, por që me kalimin e kohës ai e kishte kuptuar që kjo gjë nuk ishte e vërtetë, ndërsa babain biologjik nuk kishte arritur që ta njihte kurrë.  Sipas adoleshentit, e gjithë familja e të ëmës, motrat e saj dhe fisi e njihnin Përparim Ademin dhe që të gjithë kishin lidhje miqësore me të, sidomos tezet.

Djali ka rrëfyer se shpesh herë dëgjonte në shtëpi, teksa e ëma tregonte që kishte konflikte dhe sherre mes Përparimit dhe saj për shkak të lidhjes. Ai shton se nëna e tij Zhaneta dhe tezja i kishin thënë 59 vjeçarit që të mos shkelte më në shtëpinë e tyre, pasi nuk donin që të kishin asnjë kontakt me të, pork jo gjë nuk ka ndodhur. I mitur ka treguar edhe se ka dëgjuar se personi që i ka siguruar automatikun autorit të krimit është Festim Xhezahiri, i cili banon në Elbasan. Ende nuk dihet nëse është marrë ndodnjë masë për këtë të fundit.

“Në banesë jetoj me mamin si dhe tezja që ka ardhur nga Greqia, pra motra e mamit tim e madhja e quajtur Kristina Bardhi, e cila kishte ardhur për pushime ca kohë në Shqipëri. Ka disa ditë që në shtëpinë tonë jeton dhe tezja e vogël Anxhela Emini. Përparim Ademi qëndronte me ne, bënim muhabet, dhe gjithashtu ai kishte dhe familje të vetën, grua dhe fëmije diku tjetër por dhe miqësi me mamin e tezet.

Rreth një javë mami sikurse dhe tezja e ti Kristina i kanë thëne në mënyre kategorike Përparimit që ai nuk kishte më punë në shtëpinë tonë dhe për më tepër mamaja i tha ta linte rehat. Darkën e 30 dhjetorit, mamaja ime Zhaneta kur erdhi në shtëpi më tregoi se kur kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për në punë në mëngjes poshtë pallatit kishte qenë Përparimi me makinë, ai i kishte dalë para dhe pasi e kishte futur me zor në makine e kishte marrë duke e goditur duke e rrahur.

Me pas e kishte çuar në një vend në Kërrabe afër në greminë dhe e kishte goditur sepse kishte shenja dhe i ka bërë presion që të kthehej me të dhe duke e kërcënuar se do ta vriste me arme. Deklaroj se kur ka shkuar mamaja në shtepi bisedoi me tezet me dajen njerëzit tyre se si do vepronin. Kam ngulur këmbe që të merrnim policinë në telefon por ato i kanë thënë prit.

Ka dëgjuar mamin që gjate kohës që kishin qenë bashke atje në motel kishte dëgjuar Përparimin që të fliste me një person të quajtur Festim Xhezahiri, i cili banon në Elbasan dhe që ky person sipas mamit i kishte dhënë automatikun që ai kishte kërcënuar dhe goditur mamin. Une dhe mami donim të vinim që dje në polici por tezja ,pra Kristina e ndaloi që të vinte, dhe e kishin lënë që të shkonin të nesërmen dhe të pajiseshim me urdhër mbrojtjeje.

Mëngjesin e ditës së krimit, u zgjova dhe kalova në sallon. Aty ka qenë mami me tezen (Zhaneta dhe Kristina) që po bënin muhabet. Duke qëndruar për pak kohë aty befas ka rënë zilja e derës së jashtme, u afrova tek dera dhe pashë në një moment nga syri magjik të parin një person të quajtur Kastriot Kallashi të cilin e njihja dhe më parë, i cili ishte nipi i Përparimit. Pas meje u çua tezja Kristina, dhe pa parë fare tek dera ka pyetur me zë të larte kush ishte. Nga ana tjetër e derës u dëgjua zëri i Kastriotit që është përgjigjur jam Oti, vetëm kaq. Kristina ndërkaq e ka hapur paksa derën dhe në atë çast kanë parë Përparimin, i cili e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda dhe në dore mbante një armë tip kallashnikov, të cilën e njoh mirë quhet dhe AK 47,”– ka rrëfyer ai.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Sot, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy të vrarave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular