BallinaBotaMjeku amerikan bën gjestin e madh/ 200 pacientëve me kancer u fal...

Mjeku amerikan bën gjestin e madh/ 200 pacientëve me kancer u fal borxhet mijëra dollarësh

Se ka ende njerëz të mirë në botë, e dëshmon më së miri rasti i mjekut Omar Atik nga Arkansasi.

Siç raporton Arknasas Democrat Gazet, Atik për festat e fundvitit u ka dërguar kartolina urimi në adresën e 200 pacientëve që vuajnë nga kanceri, të cilëve u ka shkruar se borxhet që i kanë në qendrën e tij të mjekimit u janë falur.

Kështu ai ua ka falur borxhin prej rreth 650 mijë dollarëve. “Klinika ka hequr dorë nga borxhet e të gjithë pacientëve. Kemi menduar se nuk ka kohë më të mirë sesa të bëhet në kohën e festave të fundvitit”, thuhet në fjalën e kësaj klinike.

Por jo të gjithë ishin të habitur me këtë gjest.

“Nëse e njihni mjekun Atika, ky vendim për mua nuk ka qenë i çuditshëm. Ai është një prej mjekëve më të mençur që ndonjëherë kam njohur, të njëjtën kohë është edhe një nga njerëzit më zemërmirë”, ka thënë David Rotten, zëvendëspresidenti i shoqatës së mjekëve në Arkanzas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular