BallinaKronikeFOTO/Aksidenti i rëndë në Elbasan, ky është 26-vjeçari që humbi jetën, baba...

FOTO/Aksidenti i rëndë në Elbasan, ky është 26-vjeçari që humbi jetën, baba i një fëmije

Ky është 26-vjeçari Kledis Deda, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një makinë tip ‘Volkswagen’ i ka ndërprerë rrugën një minibusi e për pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën. “Report Tv” mëson se Deda është baba i një fëmije.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 7 persona, ndërsa Deda ndërroi jetë. 26-vjeçari ishte pasagjer në makinën tip ‘Volkswagen’, ndërsa është plagosur dhe drejtuesja e kësaj makine, me iniciale F.B. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe 5 pasagjerë të minibusit.

Të plagosurit u nisën menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Minibusi ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular