Vëllai i dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanit, Bashkim Metani, që u vranë nga Përparim Ademi, ka rrëfyer të tjera detaje të rënda.
Në një lidhje për “Shqipëria live”, ai tha se Bashkimi ka jetuar në Maqedoni me njërën nga motrat Kristinën, e madje e ka prostituuar këtë të fundit.
Ai shtoi se ka shitur fëmijët e dy motrave në Greqi, ndërsa ka theksuar se Kristina dhe Zhaneta kishin prova që mund ta shkatërronin Ademin dhe se për këtë “ai i hoqi qafe”.
“Ka jetuar në Maqedoni me motrën Kristinën, kam dyshime që e ka përdorur për prostitucion, por motrat nuk ma thanë. Fëmijët i ka shitur në Greqi, jo Maqedoni. Këta ishin grup, Kristina nuk shihte as lekë as persona. Të dyja motrat kishin shumë detaje që mund ta shkatërronin, ndaj ai i hoqi qafe. Nuk i ka vrarë për xhelozi, ai i nxirrte në rrugë. Përparim Tela ka marrë vesh që motrat mi kanë thënë mua dhe ka pas frikë mos unë e denoncoj. Bashkëshortja e Përparimit ishte bashkëpunëtorë dh djali i tij i kontrollonte”, tha ai.