BallinaAktualitetMjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg: Në Shqipëri mungojnë protokolle për Covid-19

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg: Në Shqipëri mungojnë protokolle për Covid-19

Pandemia nga virusi Sars Cov2 tashmë është në një fazë tjetër në shumë vende të botës. Vendet e Bashkimit Evropian, ShBA tashmë kanë nisur procesin e vaksinimit, ndërkohë që shifrat e të prekurve nga Covid19 dhe humbjet e jetës vazhdojnë të jenë të larta.

Por, teksa bota ecën me hapa të shpejtë drejt zgjidhjes, vendi ynë sipas mjekëve që ndjekin situatën jashtë kufijve të Shqipërisë vazhdon të jetë mbrapa me protokollet e mjekimit.

Testimi dhe depistimi i hershëm është në një numër të ulët dhe mjeku i familjes nuk  ka ende një rol vendimtar në parandalimin, sinjalizimin e rasteve të dyshimta dhe në monitorimin e pacientëve në fazat e para të sëmundjes.

Federata e Mjekëve shqiptarë të Evropës, në ditët e para të janarit ka dalë me disa rekomandime të rëndësishme që ja drejton autoriteteve shëndetësore, zyrtarëve të lartë , por edhe mjekëve që punojnë në sistemin spitalor shëndetësor.

Mjekja Aurora Dollenberg, Kryetare e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë tregoi në “Wake Up” disa nga problemet e sistemit tonë shëndetësor.

“Problemi kryesor është faktikisht që nuk ekzistojnë protokolle të miratuara, të cilat janë të shpërndara, duke filluar që nga hallka e parë e sistemit shëndetësor. Mjekët e poliklinikave nuk kanë në dhomat e tyre të pritjes protokolle të publikuara, ku edhe pacienti vetë të orientohet, çfarë është bërë me mua deri më tani.

Ata nuk kanë diçka, të bardhë mbi të zezë po e quajmë, që ne të veprojmë në këtë formë. Kjo na është përcjellë nga vetë mjekët shqiptarë. Ne kemi bërë këto protokolle që ata të mund të orientohen.

Roli i mjekut të familjes ka qenë anësor në sistemin shëndetësor shqiptar. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë pasur simptoma kanë pasur tendencën të shkojnë në urgjencat e pranimit në spitale, ku duhet të shkonin të mjeku i familjes. Këtu në Gjermani gjithçka funksionin nëpërmjet mjekut të familjes”, sqaroi mjekja shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular