Një pasagjer i dehur, i cili nuk pranoi të vendoste maskën ditën e Vitit të Ri në Victoria, Australi, është arrestuar dhe gjobitur me 690 dollarë.
Shoferi i taksisë, ku ai hipi pa maskë pasi i kërkoi atij ta vendoste dhe u përball me refuzimin, e çoi atë drejt në komisariat, duke e mos e zbritur nga automjeti.
Kur arriti në komisariat, ai njoftoi policinë mbi veprimet e burrit, i cili u mor dhe u fut në paraburgim.
Shoferi bëri menjëherë testin e COVID pas incidentit, por fatmirësisht rezultoi negativ.