BallinaKronikeVIDEO/Pamjet e aksidentit në Elbasan, ja kur mjeti kabriole përplaset ‘kokë më...

VIDEO/Pamjet e aksidentit në Elbasan, ja kur mjeti kabriole përplaset ‘kokë më kokë’ me minibusin

Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë momentin e aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, përplasja mes dy mjeteve që ecnin në kahe të kundërta të rrugës ka qenë shumë e fortë dhe rezultoi fatale për pasagjerin në mjetin tip Volsvagen, 35-vjeçarin Klevis Deda.

Shkak i aksidentit dyshohet që të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip Volsvagen, i cili ka hyrë në korsinë e minibusit, që po kthehej nga Korça dhe është shkatërruar plotësisht.

Drejtuesja e mjetit Volsvagen ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërkohë që lëndime më të lehta kanë marrë 5 persona që ndodheshin në mjetin minibus, që po kthehej nga Korça drejt Tiranës./Fax News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular