Mjeku i njohur infeksionit, Arjan Harxhi, është infektuar me koronavrius.
Bëhet me dije se Harxhi, që është edhe drejtues i spitalit COVID-3, është dërguar për kurim në Turqi, ndërsa nuk ka detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Është rritur në këtë mënyrë lista e bluzave të bardha që infektohen me koronavrius në vend, ku disa prej tyre fatkeqësisht, kanë humbur edhe jetën.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vaksinimi në vend do të fillojë në javën e tretë të janarit, ndërsa personeli shëndetësorë do të jenë të parët që do të marrin injeksionin.