BallinaKronikePërfundon hetimi për vrasjen e Klodianit/ Prokuroria do veçojë dosjen për pistoletën...

Përfundon hetimi për vrasjen e Klodianit/ Prokuroria do veçojë dosjen për pistoletën në vendin e ngjarjes

spot_img
spot_img

Një ndër enigmat e hetimit të ngjarjes së 8 dhjetorit, ku mbeti i vrarë Klodian Rasha është një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një pellg uji, gati 100 metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë.

Ndonëse ka përfunduar hetimi për vrasjen e Klodianit, ku efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj do të dorëzohet si i pandehur, Top Channel mëson se prokuroria do veçojë dosjen për pistoletën në fjalë.

“Nuk ka asnjë të dhënë hetimore se kujt i përket pistoleta. Nuk ekziston asnjë gjurmë AND-je mbi personin që e ka përdorur”, u shpreh gjatë një lidhjeje direkte për edicionin informativ të ores 15:00 në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha.

“Hetimi do të jetë shqiptar, do të kryhet nga laboratori i kriminalistikës”, shtoi Hoxha.

Në pistoletën tip “Zoraki” nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh. Në deklarimet e dhëna për ngjarjen, punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj u shpreh se teksa po ndiqte Rashën, ai kishte futur dorën në brez dhe kishte nxjerrë një objekt në dukje si një armë. Po sipas tij, i riu i kishte thënë “mos më ndiq se të vras”.

Efektivi Nevaldo Hajdaraj u hetua fillimisht për “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, por hetimi i çështjes dhe provat e siguruara diktuan ashpërsimin e akuzës në “vrasje me dashje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular