BallinaAktualitetEMRI/ U gjet e mbytur në liqen, kush është gruaja që para...

EMRI/ U gjet e mbytur në liqen, kush është gruaja që para disa ditësh kishte…

File Kodra është gruaja e moshuar e cila prej disa ditësh kishte humbur kontaktet me familjen dhe sot u gjet e mbytur në Liqenin e Shkodrës.


Sipas burimeve të policisë, 80-vjeçarja, banuese në fshatin Dobraç, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, tha policia.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular