BallinaAktualitetPorti reagon për punonjësen që u shtyp nga trajleri në Durrës: Uniforma...

Porti reagon për punonjësen që u shtyp nga trajleri në Durrës: Uniforma që mbante veshur…

spot_img

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në faqen zyrtare në “Facebook”, për vdekjen e 25-vjeçares Artineda Haskasa, efektiven e sigurisë portuale që u përplas për vdekje nga një trajler.

APD shkruan se në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, organet hetimore dhe të gjitha Divizonet  e APD-së janë angazhuar në funksion të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

“Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa.

I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!“, thuhet në reagim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular