BallinaAktualitetBraktisja e ministrave të LSI/ Monika Kryemadhi komenton largimin te PS të...

Braktisja e ministrave të LSI/ Monika Kryemadhi komenton largimin te PS të Nasip Naços: Edi Rama ka frikë…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli sot për herë të parë lidhur me largimin e ish-ministrit të partisë së saj Nasip Naço drejt PS-së. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” kryetarja e LSI tha se nuk ka asnjë emocion mbi largimet dhe i cilësoi ato si normale në jetën politike.

“Kjo është një arsye dhe për të cilat bëhen zgjedhjet për të ndryshuar elitat por dhe për zgjedhur njerëz të rinj”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se LSI nuk është as e saj, as e Ilir Metës, as e Petrit Vasilit dhe Luan Ramës por e të gjithë anëtarëve të saj dhe mbi të gjitha e rinisë. Sjellim në vëmendje që Nasip Naço bëri me dije në krah të Blendi Klosit se do të jetë pjesë e PS. Ndërkaq në një video shfaqej kryeministri Rama në krah të Lefter Kokës teksa e ftonte Naçon për një gotë verë ose raki.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Zonja Kryemadhi, si ndiheni kur shikoni ministrat e LSI-së të zgjedhur nga Ilir Meta, ikin një e nga një te Edi Rama?

Kryemadhi: Nuk kam asnjë emocion, fare.

Pyetje: Një gjykim nuk keni për këtë gjë?

Kryemadhi: Risia që ka sjellë LSI-ja në jetën politike shqiptare është që asnjëri nuk është i përjetshëm dhe aq më shumë pushtetarët.

Ne në politikë duhet të japim maksimumin tonë. Në momentin që ne nuk japim, por dëmtojmë, sigurisht që duhet t’i hapim krahun më të rinjve, më të aftëve, më të shkolluarve dhe më me prezencë në jetën politike dhe të një partie politike.

I përjetshëm jo, por edhe kaq të përkohshëm, të rrinë sa të bëhen ministra dhe pastaj të ikin, duam apo s’duam elektorati sigurisht ka pikëpyetje…

Prandaj partitë politike bëjnë zgjedhje brenda partive, zgjedhin strukturat, zgjedhin drejtuesit. Prandaj shqiptarët bëjnë zgjedhje, të ndryshojnë klasën politike, të ndryshojnë Parlamentin, të ndryshojnë qeveritë.

Të zgjedhin  njerëz më me shkollë, të zgjedhin njerëz më të ditur. Se mund të jesh edhe pa shkollë, por je njeri i përulur. Mund të jesh njeri me shkollë shumë por nuk di të sillesh me njerëzit. Pra janë qytetarët ata që vendosin.

Dhe tjetra, në politikën shqiptare mos u çudisni për hyrjet dhe daljet, nuk ka absolutisht asnjë lloj impakti në jetën e shoqërisë, sepse të jeni të bindur qoftë largimet politike qoftë të individëve të caktuar në LSI, në PS apo në Partinë Demokratike, ju e dini shumë mirë sepse ne kemi figura edhe të Partisë Demokratike që janë larguar edhe pse kanë qenë për 20 vite në pushtet me këtë forcë politike, por kanë ikur në krahët e Edi Ramës.

Thelbi kryesor i të gjithë moralit të politikës shqiptare është që të gjithë ne duhet ta kuptojnë që asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm. LSI është një parti politike, e cila ecën shpejt, duhet të ecësh me ritmin e saj, duhet të ecësh me filozofinë e saj. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një moto: Është partia e të rinjve dhe të rejave.

Sado të duam ne, nëse edhe unë bashkë me Petrit Vasilin dhe Luan Ramën që jemi tre më të vjetrit në LSI përsa i përket angazhimit, duhet ta kuptojmë që ajo parti nuk është e jona. Moralisht dhe parimisht LSI është e vetmja parti politike që i qëndron jo vetëm deklaratave të saj, por marrëveshjeve të saj.

Kryemadhi: Elona Guri kapacitet njerëzor dhe politik, Rama e ka frikë, u tërhoq nga Durrësi kur u emërua koordinatore politike

Duke komentuar videon midis kryeministrit Edi Rama dhe Lefter Kokës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se njeriu që është deleguar në Durrës pas Nasip Naços është Elona Guri. Ajo tha se Guri është një kapacitet njerëzor dhe politik por dhe një organizatore shumë e mirë. Ditën që u zyrtarizua Rama deklaroi se do të shkonte në Vlorë dhe jo në Durrës pasi ka frikë nga ajo.

Po ta shikosh për sa i përket përfitimit, është partia e Lefterit dhe Nasipit, njerëz që vijnë nga hiçi politik dhe pastaj bëhen ministra, pastaj ikin në muajt e fundit nga LSI te PS-ja sepse ka vendosur LSI-ja t’i zëvendësojë me Elona Gurin. Ky ishte pretendimi i zotit Koka…

E para mos e përmendni emrin e Elona Gurit në narrativë, sikur Elona Guri është një njeri i thjeshtë. Elona Guri është nënë e dy fëmijëve, është me shkollë të lartë. Ka kapacitet organizativ.

Për mua duhet të ishte në Parlament shumë kohë më parë…

Unë po t’i futem pazareve të atyre që duan të merren me politikë, Gjykata e Hagës nuk do të kishte më vend për këta kundër krimeve të njerëzimit. Ajo që dua të theksoj është që me delegimin e zonjës Guri në Durrës, LSI-ja vetëm 3 javët e para të shtatorit, nga një strukturë që më parë drejtohej nga zotëria, vajti 26%. Dhe faktikisht ditën që u diplomua zonja Guri, zoti Rama doli dhe përgënjeshtroi mesazhin e tij, që unë nuk do të kandidoj në Durrës, por në Vlorë.

Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore politike e qarkut të Durrësit, Edi Rama ka thënë nuk kandidoj në Durrës. Ajo është grua dinamit. Është e vërtetë dhe reale, verifikojeni. Shikojeni intervistën në gusht të Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular