BallinaKronikeArrestohet shoferi i trajlerit në Durrës, përplasi për vdekje efektiven e sigurisë

Arrestohet shoferi i trajlerit në Durrës, përplasi për vdekje efektiven e sigurisë

Shoferi i mjetit tip “Trajler” që përplasi për vdekje efektivin e sigurisë portuale në Durrës një ditë më parë është arrestuar nga policia. Sipas bluve në pranga është vënë F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Nga ngjarja e një dite më parë humbi jetën Artineda Haskasa, efektive e sigurisë në portin e Durrësit.

Sipas burimeve, efektivja është përplasur në momentin që trajleri po hynte në terminalin e kontejnerëve. 25-vjeçarja ka qenë te trau, ndërsa drejtuesi i trajlerit nuk ka arritur që të frenojë  duke e përplasur për vdekje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular