BallinaKronikeStuhia bllokon 50 sirianë në grykëderdhje të Vjosës, do iknin me gomone...

Stuhia bllokon 50 sirianë në grykëderdhje të Vjosës, do iknin me gomone në Itali

Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treat është zhvilluar sonte në Vlorë, ku janë ndaluar 50 klandestinë sirianë të bllokuar në fshatin Poro.

Sipas informacioneve, dyshohet se shtetasit sirianë synonin të largoheshin me gomone në Itali.

Në operacion morën pjesë Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta

Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

#RojaBregdetare

#112PSH

#GdF

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular