BallinaKronikeFOTOLAJM/Këpucët e policit të ekzekutuar qëndrojnë te dera e prindërve: Kush na...

FOTOLAJM/Këpucët e policit të ekzekutuar qëndrojnë te dera e prindërve: Kush na e vrau djalin?!

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, ka publikuar fotografinë e këpucëve të efektivit të ndjerë, Xhulio Prela. Ajo shkruan se prindërit e tij presin ende një përgjigje se përse u vra djali i tyre polic.

“Prindërit e Xhulio Prelës, efektivi i FNSH, i vrarë në fundviti, i kanë vendosur këpucët e tij në hyrje të shtëpisë. Ata vazhdojnë dhe presin një përgjigje, se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin një zyrtar policie që t`u thotë kush e vrau Xhulion”, shkruan gazetarja Hoxha mes të tjerave.

Xhulio Prelës, efektivi i Policisë së Shtetit mbeti viktimë e një atentati më 5 dhjetor në aksin rrugor Milot-Lezhë. Policia ka deklaruar se ka dy autorë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, por duket se së fundmi hetimet kanë ngecur.

POSTIMI I PLOTE I GAZETARES

Këpucet e policit…!

Sa kohë ke pa veshur nje palë si këto këpucë i dashur shef? Sa kohë ke pa i numëruar kacidhet e rrogës? Sa kohë ke pa e ndjerë numërimin e kohës kur nuk të hedhin orët shtese në punë? Sa kohë ke pa u veshur me uniformën e dalë boje ? Sa kohë ke pa hipur ne makinat e amortizuara qe të lene ne mes te aksionit? Sa kohë ke qe veç po ngjitesh pa merite dhe as qe ia ke idene se çfare eshte polici, cfarë eshte sakrifica në emër te atdheut? Sa kohë ke qe tundesh para rreshtoreve me policë, duke u sjellë si agai i tyre?

Shifi pak këto këpuce ne deren e shtepisë te një polici te vrarë. Të një polici që jetoi varfër dhe vdiq varfër. Dhe la pas familje te varfër.

Janë këpucet e uniformës së Xhulio Prelës!

Prinderit e Xhulio Prelës, efektivi i FNSH vrare ne fund vit, i kanë vendosur kepucët e tij ne hyrje te shtëpise. Ata vazhdojnë dhe presin nje përgjigjje se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin nje zyrtar policie që tu thotë kush e vrau Xhulion.

Sa kohë ke qe s’je më polic o shef?

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular