BallinaKronikeArrestohet banda e grabitësve në Greqi, “froni” Escobar befason policinë

Arrestohet banda e grabitësve në Greqi, “froni” Escobar befason policinë

Policia greke ka arrestuar 5 persona, të cilët dyshohen për vjedhje dhe grabitje. Sipas mediave të huaja gjatë operacionit u sekuestruan armë dhe drogë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se policia është impresionuar nga një karrige ku ishte stampuar fytyra e Pablo Escobar.

Nga të arrestuarit, dy prej tyre u gjetën në Zefyri, ku u zbuluan armë dhe drogë, ndërsa u identifikua përfshirja e tyre në rastet e të grabitjeve. Sakaq, u konfiskuan 2 pistoleta, një armë gjahu të vjedhur, 745 gram kanabis të papërpunuar dhe 56 gram kokainë.

Ndërsa, tre personat e tjerë, u arrestuan në Acharnes, të cilët ishin të mitur. Ata dyshohen për pjesëmarrja e tyre në 14 raste grabitjesh dhe vjedhjesh. Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike të Athinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular