BallinaKronikeEMRI/Kush është biznesmeni që u grabit për herë të katërt në Korçë

EMRI/Kush është biznesmeni që u grabit për herë të katërt në Korçë

Një grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur në banesën e një biznesmeni (kambist) në lagjen numër 1, por gjatë kohës që janë futur në banesë janë përballur me rezistencën e familjarëve.

Për pasojë është lënduar pronari i shtëpisë Shefqet Muço dhe njëri prej grabitësve, duke përfunduar të dy në spital.

Dy të tjerët kanë mundur të arratisen. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që mësohet së kjo është hera e 4 që kjo familje grabitet.

2 grabitësit që u larguan kanë mundur të marrin një sasi parash me vete, ndërsa tjetri që mbeti i plagosur nga përleshja është në spital, nën arrest tashmë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular