Profesionistët e lartë po largohen nga Shqipëria/ Ish-ministri: Gratë tona do na bëjnë gjilpërat…

0

Vala e re e emigracionit po përfshin jo vetëm familjet por edhe shtresën e aftë të popullsisë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Për periudhën në fjalë, rritja e normës së emigrimit të personave me aftësi të larta është 14.6 pikë përqindje (pp), pas Liberisë (27.9) dhe Butanit (15.4) dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë. Pas Shqipërisë renditet Rumania, me rritje 11.8pp.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku i ftuar në studio ishte ish-ministri Leonard Solis.

Ish-ministri u shpreh se “60 për qind e shqiptarëve po të liheshin të lirë, do të largoheshin nga Shqipëria”.

“Sa të ndërtonin një atdhe këtu, do donin një atdhe të ndërtuar. Shqiptarët janë shumë kërkues. Është vendi pritës që të josh dhe dëshira jonë për të shkuar e për të mësuar, e disa më pas pranojnë të kthehen e disa jo”, tha Solis.

Sipas tij, tashmë ka mungesa të theksuara të njerëzve të kualifikuar, madje edhe në shëndetësi, pasi po ikin jashtë për të punuar.

“Me këtë shpejtësi që po largohen doktorët dhe infermierët, gratë tona do na bëjnë gjilpërat. Ne jemi si varka që gjithmonë politika shqiptare ecën me një rrem. Të mos bëjë emërime sipas diplomave, por sipas meritokracive”, tha Solis.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.