BallinaAktualitetFred Abrahams: Rama s’ka lidhje me disidentin që hyri në politikë, thellësisht...

Fred Abrahams: Rama s’ka lidhje me disidentin që hyri në politikë, thellësisht shqetësues afrimi me Erdoganin

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, Fred Abrahams nje njohës shumë i mirë i Shqipërisë por edhe i personazhit politik të Edi Ramës, shprehu zhgënjimin e tij të thellë se si ky politikan artist që dikur luftonte për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës sot është bërë një autokrat që sundon Shqipërinë me dhunën e gjithçkaje, deri duke blerë këdo.

Abrahams u ndal fillimisht të vizita e Ramës në Turqi dhe marrëdhënia e tij me Erdoganin, një nga shtypësit më skrupuloz të të drejtave të njeriut në vendin e tij.

‘Adi të falenderoj për shansin që më dhe për të reflektuar për Shqipërinë.

Unë pashë Ramën që vizitoi Stambollin dhe u prit atje me ceremoni dhe nuk ka qenë hera e parë e tij dhe marrëdhënieve të afërta me Erdoganin.

Dhe unë jam befasuar. Le të mos harrojmë që ky personazh, flas për Ramën, hyri në politikë si një disident, si një aktivist i të drejtave të njeriut në fillim të viteve ‘90 bashkë me shokun e tij Ardian Klosi.

Madje dhe u dhunua brutalisht nga qeveria e parë e Berishës, dhe ishte një person që njihet si një shpirt i lirë dhe që kishte një prespektivë.

Por ta shikojë këtë person të përqafonte një personazh si Erdogani i cili është një abuzues famëkeq të të drejtave dhe lirive të njeriut, është shumë e vëshirë të bësh lidhje me Edi Ramën, artsitin, disidentin e dikurshëm.

Madje ka një lloj konsistence, për mua që është shqetësuese, që është një shuplakë për mbrojtësit e  lirisë në Turqi.

Por kush përfiton nga kjo marrëdhënie, Turqia apo Shqipëria, apo individët të cilët po e drejtojnë këtë marrëdhënie.

Kjo është pyetja e vërtetë. Por ka edhe shumë pyetje të tjera, që lidhen me investimet në Shqipëri nag ana e Erdogan që duhet të hetohen.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular