BallinaAktualitetHelmimi i 30 banorëve në Bulqizë, gazetari: 3 anëtarë të një familje...

Helmimi i 30 banorëve në Bulqizë, gazetari: 3 anëtarë të një familje dyshohen se janë me Covid

Rreth 30 persona janë paraqitur gjatë ditës së diel në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës në Bashkinë Bulqizë me shenja helmimi.

Burime pranë kësaj qendre shëndetësore thanë se qytetarët e paraqitur për të marrë shërbim shëndetësor janë të moshave të ndryshme. Ata janë paraqitur me të vjella dhe dhimbje barku.

Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë bërë uji i pijshëm i cili mund të jetë kontaminuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku në disa zona ka patur edhe dëmtime të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Helmimi i 30 banorëve në Bulqizë, gazetari: 3 anëtarë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” ishte gazetari, Enver Doci, i cili tha se dyshimi kryesor është nga uji i pijshëm, pasi amortizimi është shumë i vjetër.

“Aty ku janë dyshimet për ujin e helmuar, është bllokuar dhe banorët marrin ujë te fqinjët apo kushërinjtë. Ky rrjet ujësjellës është bërë para viteve 1990”, tha gazetari.

Helmimi i 30 banorëve në Bulqizë, gazetari: 3 anëtarë

Sipas tij, personeli në Qendrën Shëndetësore ka treguar se prej dy javësh është ky shqetësim. “Ka patur persona që kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore, janë kthyer në shtëpi e pas 3 orësh janë rikthyer sërish në qendrën shëndetësore”, tha ai.

Gazetari u shpreh se në Qendrën Shëndetësore i kanë thënë se kanë ardhur edhe 3 persona të një familje që dyshohen se janë me Covid. Sipas tij, atyre u është bërë testi dhe po presin përgjigjen.

Enveri shtoi se njësia e Shupenzës ka patur edhe raste të tjera të helmimit nga uji i pijshëm, rreth 6 muaj më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular