Një sherr mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve në Mamurras, ku raportohet se ka patur të shtëna me armë zjarri
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa përplasja ka ndodhur pas një konfliki të çastit mes dy të rinjve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave e kapjen e autorit.