BallinaKronikeVIDEO/ Dalin pamjet brenda lokalit ku ndodhi 'masakra shqiptare'. Plumba dhe gjak...

VIDEO/ Dalin pamjet brenda lokalit ku ndodhi ‘masakra shqiptare’. Plumba dhe gjak kudo, kamera kapi autorin

Plumbat i morën jetën një shqiptari mbrëmë në Greqi, ndërsa të plagosur mbetën dy djemtë e tij dhe një punonjës i lokalit në Athinë, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Viktima është 54-vjeçari Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Mediet greke shkruajnë se kamerat e sigurisë së lokalit kanë kapur autorin dhe momentin kur hapi zjarr në lokal.

Pamjet pas ngjarjes tregojnë shenjat e plumbave në xhamat e lokalit dhe njollat e gjakut. Personat që ishin në lokal dhe kalimtarët në momentin që ndodhi ngjarja janë tmerruar nga sulmi i përgjakshëm.

Klientët që ishin në lokal vrapuan me shpejtësi, ndërsa pronari pa që një person të vdiste përpara syve të tij dhe tre të plagoseshin. Televizioni grek “Mega” thotë se autoritetet kanë krijuar profilin e autorit që hapi zjarr duke qëlluar 8 herë me armë, ndërsa “ishin pesë, personat që ndoqën dy vëllezërit që hynë në kafene për t’u mbrojtur”.

Mbi të gjitha shpresa e grupit hetimor janë kamerat e sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorit. Po ashtu, pritet dëshmia e gruas së viktimës, por edhe dy djemve të saj që ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën pas plumbave që morën.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular