BallinaKronikeE rëndë në Tiranë/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në kamionin e tij,...

E rëndë në Tiranë/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në kamionin e tij, ja çfarë dyshohet

Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në kamionin e tij, pasditen e sotme në Doganën e Vorës.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:20, ndërsa nga  këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular