BallinaAktualitetNga nesër nisin fluturimet me Britaninë e Madhe, ja çfarë duhet të...

Nga nesër nisin fluturimet me Britaninë e Madhe, ja çfarë duhet të keni parasysh

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar pasagjerët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar se prej së premtes do të rinisin fluturimet.

Me një njoftim, bëhet me dije se udhëtarët duhet të kenë me vete një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.

Po ashti, udhëtarëve, edhe pse mund të kenë një test negativ të COVID, do t’ju kërkohet të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Njoftimi:

Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.

Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t’u refuzohet udhëtimi.

Një rezultat i vlefshëm i provës duhet të jetë nga një provë PCR ose një provë tjetër shumë e besueshme për zbulimin e COVID-19 dhe duhet të tregojë se testi është marrë brenda tre ditësh nga fillimi i fluturimit.

Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.

Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht. Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular