BallinaAktualitetDETAJE nga aksidenti me 4 viktima/ Familja kosovare po shkonte në Rinas,...

DETAJE nga aksidenti me 4 viktima/ Familja kosovare po shkonte në Rinas, do udhëtonin drejt…

Të tjera detaje janë mësuar rreth fatit tragjik të familjes kosovare ku humbën jetën 4 persona mbrëmjen e djeshme në një aksident në Rrugën e Kombit.

Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.

Gazeta Shqip mëson se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas, pasi do të udhëtonin drejt Zvicrës.

Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla, Violeta, e cila është vetëm 3 vjeçe, por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike.

Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje. Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular