Skandali/Anëtari i Autoritetit të Dosjeve te ish-Sigurimit kandidon deputet për PS-në

0

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal që lidhet me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku anëtari I saj Mariglen Kasmi do të konkurojë për deputet për Partinë Socialiste.

Ku sipas legjislacionit, ‘Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.’

Shkelje me të dyja këmbët!

Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), njohur ndryshe si “Autoriteti i Dosjeve”, ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në garën e hapur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, në qytetin e Gramshit. Kasmi ka aplikuar në platformën “Deputeti që duam” dhe është një nga 57 kandidatët që u klasifikuan për në fazën e dytë të konkurrimit në shkallë vendi.

Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.

Përfshirja e Marenglen Kasmit në garën politike për zgjedhjet e ardhshme është e jashtëligjshme!

Konkretisht,

LIGJ Nr. 45/2015 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË”

KREU II

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Neni 9

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar:

Pika 1

e) nuk është anëtar në parti politike;

f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;

Pika 3

Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private.

Image

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.