BallinaKryesoreVaksina/Ambasada e Francës shperthen ndaj Ramës: S’mund të sulmohet një vend mik...

Vaksina/Ambasada e Francës shperthen ndaj Ramës: S’mund të sulmohet një vend mik e aleat

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar rreth kritikave të kryeministrit të vendit Edi Rama në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit, për sa i përket vaksinës antiCovid apo mbështetjes së ofruar.

Kryeministri në një emision televiziv e cilësoi si egoizëm dhe cinizëm mbajtjen stok nga ana e Francës të një sasie të madhe vaksinash, ndërsa ambasada franceze e cilëson të pavërtetë.

Ambasada thekson në një letë nisur Ministrisë së Jashtme se “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”, ndërsa konsideron se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat’.

Letra e Ambasadës së Francës:

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular