Kjo e diel ka shënuar temperatura të ulëta, por i ftohti nuk e ka ndaluar Ambasadoren amerikan, Yuri Kim të shijojë fundjavën.
Dhe e ndodhur në qendër, pranë bustit të Skënderbeut, ambasadorja nuk ka harruar të përkujtojë 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
“Është një ditë e mrekullueshme në Tiranë, perfekte për një shëtitje. Së bashku me miqtë e mi italianë dhe suedezë, ne nderojmë Skenderbeun, i cili vdiq më 17 janar të vitit 1468. Fryma e tij e këmbënguljes dhe e guximit qoftë e përjetshme!”, shkruan Yuri Kim krahas fotove.