BallinaKronikeHistoria shokuese/ Vrau burrin sepse i solli një grua tjetër në shtëpi,...

Historia shokuese/ Vrau burrin sepse i solli një grua tjetër në shtëpi, gruaja: Brenda 1 minute…

Një grua ka rrëfyer historinë e dhimbshme dhe shokuese të jetës së saj, nga vuajtjet pasi ngeli shtatzënë në moshë shumë të vogël, e deri te vrasja e bashkëshortit.

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Lule Doçi, rrëfeu se kishte mbetur shtatzënë kur kishte qenë vetëm 16-vjeçe e se më pas ishte larguar nga shtëpia për shkak të mentalitetit, ndërsa fëmijën, pas lindjes, e la te shtëpia e fëmijës.

Ajo jetoi më pas me një burrë tjetër për një vit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet për gruan. Më pas ajo njohu Vladimirin në kooperativë dhe u martua me të.

Por pasi i tregoi historinë e saj, për fëmijën e lënë në jetimore, bashkëshorti filloi ta keqtrajtonte, duke ushtruar dhunë mbi të, e duke e ofenduar.

Ajo thotë më tej se në kushte depresioni, e shtyrë edhe nga fakti se ai më pas e nxori nga shtëpia bashkë me fëmijët, pasi solli një vajzë tjetër në shtëpi, me të cilën i tha se do të martohej, Lulja e vrau bashkëshortin.

Rrëfimi:

Në fillim ishim mirë me Vladimirin, por me kalimin e kohës më paragjykonte. I tregova për djalin sepse duhej patjetër t’ja tregoja. Ishim shumë të varfër, nuk kishim asnjë të ardhur, punonim në kooperativë vetëm për të siguruar bukën e gojës dhe si pasojë e varfërisë dhe si pasojë e këtij strumbullari që përfshinte jetën time, filloi të më vinte dorë, të më nënvlerësonte, më shante, më ofendonte në sy të komshinjve.

Deri në momentin e fundit unë e kam dashur jashtëzakonisht shumë, e dinë fëmijët, e di opinioni, e dinë krejt, i jam gjendur gjithmonë pranë pavarësisht se asnjëherë nuk më ka buzëqeshur goja me të. Mbase u mblodhën të gjitha vuajtjet në një minutë dhe në depresion e sipër që nuk kam dashur kurrë arrita të bëj një vepër penale që jam… e vrava.

Momentet e fundit që kam folur me të kanë qenë, ti duhet të dalësh nga shtëpia. Unë kam sjellë një nuse tjetër, do ta sjell këtu, ti merr kalamajtë dhe shko nga të duash. Nuk e di, ka ardhur me një vajzë në shtëpi, më ka paralajmëruar disa herë më përpara, dil përndryshe do të të vras. Nuk di si të ta shpjegoj, por unë kisha dalë jashtë funksionit si njeri, nuk e komandoja më veten. Djalin e madh e kisha në Greqi, 3 fëmijët e tjerë i kisha në shtëpi.

Ata thoshin mos u mërzit, jemi bashkë, edhe po të na nxjerrë jetojmë prapë bashkë, sepse na ka nxjerrë dhe jashtë në dimër dhe në verë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Me gjysmë shpirti kam dalë jashtë dhe kam lajmëruar policinë, ka ardhur fugoni i policisë më ka marrë, pastaj fëmijët ngelën rrugëve. Familja ime u shkatërrua plotësisht, jam munduar me çdo forcë e mundësi që të mbaj familjen sepse nuk kisha rrugë tjetër. Më ka dënuar Gjykata e Burrelit 10 vjet, kam arritur të bëj vetëm 4 vite dhe jam liruar në 21 Janar të vitit 2016.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular