Napoli ngriti siparin e të dielës në Serie A me një goleadë të vërtetë. Skuadra e drejtuar nga Gattuso shkatërroi me rezultatin e thellë 6-0 Fiorentinën. Gjithçka e lehtë për napolitanët që e “vranë” garën që në pjesën e parë. Insigne hapi shpejt serinë e golave, duke kaluar vendasit në epërsi që në minutën e pestë. Më pas, Demme, Lozano dhe Zielinski plotësuan “pokerin” përpara pushimit.
Me rikthimin në fushë, Napoli shënoi edhe golin e pestë me Insigne nga pika e penalltisë, ndërsa në limitet e kohës së rregullt, Politano vulosi fitoren tenistike të vendasve.
Në fushë nga minuta e parë luajti edhe Elseid Hysaj, me kapiteni kuqezi sërish të zgjedhur në formacion. Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 34 pikë.