BallinaAktualitetVIDEO/Skandal i ri ne Bashkine e Vaut te Dejes, Gentian Ndoj: Vidhen...

VIDEO/Skandal i ri ne Bashkine e Vaut te Dejes, Gentian Ndoj: Vidhen rreth 400 milione leke per rindertimin e nje shkolle, e ndertuar 5 vjet me pare me fonde amerikane

Skandal i ri ne Bashkine e Vaut te Dejes: Vidhen rreth 400 milione leke me tendera dhe projekte per rindertimin e nje shkolle, e cila eshte ndertuar 5 vjet me pare me fonde amerikane

DEKLARATE PARTIA DEMOKRATIKE, DEGA VAU I DEJES, GENTIAN NDOJ
SEKRETAR

Abuzimet dhe vjedhjet nuk ndalen në Bashkinë Vau Dejës, deri më tani janë abuzuar plotë 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë, jo vetëm që po grabisin çdo ditë qytetaret e saj, por Bashkia Vau Dejës grabit dhe mashtron edhe me investimet e Ambasadës Amerikane.

99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh”.

Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë I parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te New York dhe New Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane.
Ndërkohe qe në përshkrimin e këtij investimi, shkruhet e zeza në të bardhë që kjo shkollë e ndërtuar ne vitin 1850, ka nevojë urgjente për rikonstruksion pasi në këtë shkollë nuk është vënë asnjëherë dorë, në një kohë kur banorët e Bashkisë Vau Dejës dhe opinion publik e di shume mirë se ky investim, mban firmën e Ambasadës Amerikane, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht:
Pamje shkolla – fjala e zv/ambasadorit

E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.

Mashtrime në cdo hap, ku abuzohet edhe me numrin e nxenesve. Ne shkresat publike, Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxnënës, kur në të vertete, ajo aktualisht ka vetem 205 nxënës.

Është krejtësisht e qarte qe këto të dhënat nuk korrespondojnë me ato qe janë paraqitur në këtë procedurë nga Bashkia Vau Dejës. Përveçse se kjo Bashki mashtron me vitet e ndërtimit të këtyre objekteve të kësaj procedure, mashtron me numrin e nxënësve, mohon çdo Investim të bërë nga buxheti i shtetetit, nga taksat e qytetarëve dhe donatorët e huaj, vetëm e vetëm për të arritur të vjedhë mbi 336 milion.
Partia Demokratike dega Vau Dejës, denoncon këto raste abuzive, ku janë grabitur taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës.
I bëjmë thirrje, SPAK që të nis menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre afereve korruptive, ndërkohë që ftojmë banorët të denoncojnë raste të tilla abuzive, ne ju garantojmë se do të jemi avokati më I mirë I banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular