BallinaAktualitetNdërtues pallatesh në Tiranë, kush është vëllai i gjyqtares që u plagos...

Ndërtues pallatesh në Tiranë, kush është vëllai i gjyqtares që u plagos me thikë në Farkë

Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj ëshë plagosur me thikë disa ditë më parë në zonën e Farkës në Tiranë.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës.

Admir Mulaj, është ndërtues pallatesh në kryeqytet. Më parë Admir Mulaj, është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga një biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti, i cili pretendonte se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartamentin. Edhe vetë ndërtuesi Mulaj ka paditur në prokurori biznesmenin nga Vlora për akuzën e “mashtrimit”, raporton “Report Tv”.

Admir Mulaj është pronar me aksione të plota i kompanisë së ndërtimit “Construction Management Allience-Albania”, që ka ndërtuar një pallat në ish-zonës së bllokut në Tiranë.

Ndërtues pallatesh në Tiranë, kush është vëllai i

Ndërtues pallatesh në Tiranë, kush është vëllai i

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular