BallinaAktualitetEMRAT/Basha cakton drejtuesit politik në Berat dhe Diber

EMRAT/Basha cakton drejtuesit politik në Berat dhe Diber

Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe. Burime bëjnë me dije se ditën e sotme është caktuar emri i Tomorr Alizotit në qarkun e Beratit. Ndërkohë po sot i është komunikuar Xhelal Mziut vendimi për caktimin e tij në qarkun e Dibrës.

Kujtojmë se nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë, kurse në Lezhë u zgjodh ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku.

Ndërkohë Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politik edhe në Durrës, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Fier dhe Vlorë.

Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën, Partia Demokratike nuk ka caktuar ende drejtuesit e saj politikë, me të cilët do të garojë në prill.

1-Edmond Spaho, drejtues i Korçës
2-Mark Marku, drejtues i Lezhës
3-Edi Paloka, drejtues i Durrësit
4-Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit
5-Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit
6-Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës
7-Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës
8-Xhelal Mziu, drejtues ne Dibër
9-Tomor Alizoti, drejtues në Berat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular