Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për vdekjen e ushtarakut shqiptar në Afganistan. Mësohet se ka humbur jetën Xhevair Iljazi, por ende nuk jepen detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.
“Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.“, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Edhe më herët kanë humbur jetën ushtarë shqiptarë me misione jashtë vendit.
Në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi.
Sakaq në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.