BallinaKryesoreZgjerimi i Greqisë me 12 milje/Mitsotakis: E drejtë që na takon! Edi...

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/Mitsotakis: E drejtë që na takon! Edi Rama ka thënë se…

Kryeministrisë i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në Parlamentin grek për zgjerimin me 12 milje, që sot pritet ta miratojnë në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis u shpreh se ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon sipas të drejtës ndërkombëtare. Referuar deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Mitsotakis u shpreh se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës.

“Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. Katër muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe vendi tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë”, u shpreh kryeministri grek.

Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Egjeut mund të bashkohen dhe të mos ndahen”, tha ndër të tjera kryeministri i Greqisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular