BallinaAktualitetMisteri i zhdukjes së biznesmenit italian, partnerja shqiptare merret 6 orë në...

Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian, partnerja shqiptare merret 6 orë në pyetje

Partnerja shqiptare e italianit Davide Pecorelli të zhdukur pa gjurmë në Shqipëri, mësohet se është marrë në pyetje nga autoritetet policore shqiptare, të cilët po hetojnë ngjarjen.

La Nazione raporton se ajo ka qëndruar në polici për rreth 6 orë, duke iu përgjigjur pyetjeve të autoriteteve, përpara se të rikthehej në Itali. Ishte pikërisht partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.

45-vjeçari mbërriti në Pukë më 4 Janar, rreth orës 21:30, që është edhe momenti kur shkoi në hotel. U largua më 5 Janar, ndërsa më datë 6 nuk u rikthye. Personeli i hotelit thotë se gjatë qëndrimit në hotel ai fjeti gjumë dhe mëngjesin e 5 Janarit piu një kafe.

Davide Pecorelli humbi çdo kontakt me familjarët më 6 Janar. Automjeti që kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur pranë fshatit Gjegjan të Pukës.

Përveç sendeve të tij personale, autoritetet gjetën në automjet edhe pjesë kockore të një njeriu, të cilat pritet që të përcaktohet nëse i përkasin ose jo italianit nëpërmjet analizës së ADN-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular