BallinaAktualitet“Shihnim nxënëse duke vjellë, një tjetre i kishte rënë të fikët"/ Dëshmia...

“Shihnim nxënëse duke vjellë, një tjetre i kishte rënë të fikët”/ Dëshmia e vajzës pas rrjedhjes së gazit në shkollë

Një prej vajzave në shkollën “Albanian Qatar College” në Tiranë që u evakuuan pas rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes ka treguar për “ABC” momentin e parë kur kanë ndjerë erën e gazit.

Ajo shprehet se orën e parë iu kanë thënë të hapin dritaret, ndërsa më pas kur gjendja është përkeqësuar iu kanë kërkuar të dalin jashtë ku kanë parë nxënës duke vjellë dhe në gjendje të fikëti.

“Unë jam maturë. Ngrohemi me kaldaja. Orën e parë dëgjuam era gaz. Na thanë hapni dritaret dhe mbajini hapur. Pastaj na thanë dilni jashtë, pini një kafe. Kur po dilnim jashtë pastaj shihnim nxënës duke vjellë, një tjetër i kishte rënë të fikët“, u shpreh ajo.

Sipas dëshmisë rezulton që fëmijët të kenë bërë të paktën dy orë mësimi nën efektin e rrjedhjes së gazit, pasi në njoftimin e saj zyrtar policia ka deklaruar se evakuimi i tyre është bërë rreth orën 09:30.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular