Futbollistët e Vllaznisë janë kthyer menjëherë në Shkodër pas fitores në Ballsh 0-1 ndaj Bylisit. Me të mbërritur në qqytetin e tyre, dhjetëra tifozë me shallë dhe unfirmat kuqeblu kanë brohoritur dhe përgëzuar skuadrën për ecurinë e jashtëzakonshme këtë sezon pas 15-javësh.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare, tifozët kanë rrethuar ekipin dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.