Joe Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara së bashku me gruan e tij, Jill Biden, dhe familjen e tij të madhe.
Por ndryshe nga sa ka ndodhur në historinë e SHBA-së, presidenti i ri në detyrë nuk është pritur nga ai në largim.
Trump zgjodhi që të mos ishte në këtë ceremoninë e inaugurimit të Biden, e për rrjedhojë nuk e ka pritur atë në Shtëpinë e Bardhë.
Biden u betua sot, në një ceremoni të pazakontë, për shkak të masave të forta të sigurisë, mes frikës për sulm të armatosur nga mbështetësit e Trump.