BallinaBotaKina, tregu më i madh në botë i shitjes me pakicë në...

Kina, tregu më i madh në botë i shitjes me pakicë në internet për 8 vjet rresht

Sipas të dhënave nga Ministria kineze e Tregtisë, vjet shitjet me pakicë në internet të mallrave në Kinë arritën në 9.8 trilionë juanë, me një rritje prej 14.8 %, duke zënë 24.9 % të vëllimit të përgjithshëm të shitjes me pakicë të mallrave të konsumit. Kina është bërë kështu për tetë vjet me radhë tregu më i madh i shitjes me pakicë në internet në botë.

Blerja në internet, posta e shpejtë pa kontakt, shitja e mallrave nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë, arsimi në internet, kujdesi mjekësor në internet, argëtimi në internet, stërvitja në internet dhe modele të tjera të reja biznesi po zhvillohen me shpejtësi. Ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e epidemisë, duke ndihmuar në rifillimin e punës dhe prodhimit, promovimin e rimëkëmbjes së konsumit dhe stabilizimin ekonomik.

Në të njëjtën kohë, cilësia e produkteve vendase është rritur, kanalet e importit janë zgjeruar dhe politika e blerjes pa taksa doganore është përmirësuar. Po ashtu, epidemia ka ndikuar në daljen e banorëve jashtë vendit, prandaj vjet hovi i konsumit jashtë vendit u kthye ndjeshëm në konsum brenda vendit. Vlera e importit të mallrave të konsumit arriti në 1.57 trilionë juanë, me një rritje prej 8.2 % në krahasim me vitin e kaluar dhe 8.9 pikë përqindjeje më shumë se vlera e përgjithshme e rritjes së importeve. Mallrat e konsumit zunë 11% të importeve, me një rritje prej rreth 1 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2019. Midis tyre, importet e mishit, bizhuterive dhe kozmetikës u rritën mbi 30%, dhe importet e çantave e valixheve dhe të orëve më shumë se 20 %.(Zhan Dian/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular