BallinaKronikeVrau kunatën dhe e hodhi në liqenin e Sharrës, ja vendimi i...

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqenin e Sharrës, ja vendimi i Gjykates per Dashamir Xhepën

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, i cili vrau kunatën, Lirie Xhepën dhe trupin e saj e hodhi në liqenin e Sharrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt 2019, ndërsa Lirie Xhepa ishte kunata e ve e Dashamir Xhepës, pasi i shoqi i kishte vdekur kohë më parë.

Ajo ishte nënë e katër fëmijëve, me të cilët jetonte në Sharrë, pranë kunatit që i mori jetën.

Dashamir Xhep e goditi fillimisht viktimën me sende të forta e më pas e qëlloi me dy plumba duke e lënë të vdekur.

Ai u arrestua pak ditë pas krimit në një hotel në Peshkopi, ndërsa përpara trupit gjykues, Xhepa tha se kishin konflikte për pronat dhe se viktima u kishte ulur reputacionin duke krijuar lidhje intime me persona të tjerë në fshat.

Por sipas hetimeve,  autori dhe viktima ishin të përfshirë në një  marrëdhënie intime mes tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular