Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Pukë, si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti u regjistrua në fshatin Dedaj, ndërsa viktima po lëvizte me motor, kur është rrëzuar nga një urë këmbësorësh, duke humbur jetën.
Ende nuk ka detaje të tjera mbi identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.