BallinaAktualitetKreu i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha i shkruan Boris Johnson: Nidhmoni me...

Kreu i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha i shkruan Boris Johnson: Nidhmoni me vaksinën këto 3 vende te Ballkanit

Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Britani-Shqipëri, Zenel Hoxha, i është drejtuar me një letër kryeministrit britanik, Boris Johnson, në të cilën i kërkon të dhurojë vaksinën anti-Covid të Oxford për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Në letrën e siguruar nga startnews.al, Zenel Hoxha thekson se tre vendet, të neglizhuara dhe injoruara nga aleati i tyre më i ngushtë BE, po përpiqen që me forcat e veta të sigurojnë ndonjë sasi të vaksinave të reja.

Fillimisht dëshirojë tju përgëzoje për arritjen e marrëveshjes të Brexit si edhe për licensimin e vaksinës së re të Oxford-it.

Dëshirojë të sjell në vëmendjen Tuaj se ka vende të cilat janë neglizhuar nga BE dhe po përpiqen, që me forcat e veta, të sigurojnë ndonje sasi të vaksinave të reja. Kjo, sigurisht, ngadalëson progresin për të ndaluar përhapjen e Covid. I referohem vendeve si Shqipëria. Kosova dhe Mali i Zi të cilët ende janë duke pritur mbështetjen e BE’s për furnizimet me vaksina dhe ndihen të injoruar nga aleati i tyre më i ngushtë.

Megjithëse Shqipëria shpresonte të merrte një numër të mjaftueshem të vaksinave, marrëveshja nuk u respektua dhe ata munden te siguronin vetëm 9000 vaksina. Gjithashtu aftësia e tyre për të menaxhuar një vaksinë të tillë, Pfizer-BioNTech, është e diskutueshme.

Ne i kërkojmë Qeverinë Britanike të dhurojë këtyre shteteve disa nga vaksinat e saj, Oxford AstraZeneca. Ata nuk janë vetëm mbështetës të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar, por gjithashtu përbëjnë një komunitet të konsiderueshëm në Mbretërisë e Bashkuar”, shprehet Zenel Hoxha.

Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë ka vijuar më tej kritikat ndaj unionit, kur shprehet se BE ua ka kthyer kurrizin popujve që aspirojnë të jenë pjesë e saj.

“Këto vaksina mund të jenë një fuqi e madhe ndaluese në përhapjen e Covid dhe do të shpëtojnë mijëra jetë. Popujt aspirojnë të jenë pjesë e BE-së, por mesa duket BE-ja i ka kthyer kurrizin. Për këtë arsye ndihma e Qeverise Britanike do të demostronte këtij rajoni se ata kanë edhe një aleat tjetër, Mbretërine e Bashkuar.

Shpresojmë që Ju, i nderuar Kryeminister, të jeni në gjendje t’a merrni në konsideratë këtë kërkesë humanitare dhe të demonstroni mbështetjen tuaj kaq te rëndësishme për aleatët e Mbretërisë të Bashkuar në kohë vështirësie”, thuhet në letrën e Hoxhës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular