BallinaKronikeVIDEO/Goditja e grupit kriminal, si e rrethoi RENEA lagjen e "të fortëve"...

VIDEO/Goditja e grupit kriminal, si e rrethoi RENEA lagjen e “të fortëve” me urdhër të SPAK

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi aksionin blic që RENEA zhvilloi natën e kaluar në Nikël të Krujës.

Mësohet se kontrollet janë zhvilluar në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa.

Sipas burimeve zyrtare në sitën e policisë ishin banesat e Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës..

Policia njofton se gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular