BallinaAktualitetQëndroi 306 ditë në spital, i moshuari mund COVID-19, pas betejës së...

Qëndroi 306 ditë në spital, i moshuari mund COVID-19, pas betejës së gjatë

Avokati i pensionuar, Jeffrey Woolf, është kthyer në shtëpi pasi kaloi 306 ditë në spitalin që ishte vendosur në javët e para të pandemisë, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Besohet se ky britanik 74-vjeç, ka kaluar kohën më të gjatë në spital gjatë procesit të shërimit nga COVID-19.

Pasi daljes nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, është dërguar për shërim në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizën e pjesshme të trupit.

Faza e parë e shërimit të tij ka zgjatur 127 ditë, ku 67 prej tyre i kaloi në respirator.

Në rehabilitim ai kaloi 179 ditë tjera, ndërsa dje është dërgua në shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular