BallinaKronike38-vjeçari që u vra në Durrës ishte i papunë, qitësi e qëlloi...

38-vjeçari që u vra në Durrës ishte i papunë, qitësi e qëlloi nga sedilja e pasme e një makine të zezë

Edmir Begu ose Ilir Kuçi ishte viktima i atentatit në Durrës, që dyshohet për prishje të pazareve të drogës.

“BalkanWeb” raporton se ai ishe me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës teksa kishte precedentë penalë, pasi në 2011 ishte dënuar për kanosje, kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, autorët u afruan dhe e qëlluan.

Nga ana tjetër Begu ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije, por rezulton se ishte i papunë. Dëshmitarët okularë për shkak të kushteve atmosferike nuk kanë fiksuar dot targën e mjetit dhe autorët, por Policia ka sekuestruar kamerat përreth për të mundur të identifikuar vrasësit e Edmir Begut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular