Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit Ilir Kuçi, mbrëmjen e kaluar në Durrës.
“BalkanWeb” mëson se i riu është vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Nga hetimet e policisë rezulton se Ilir Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.
I riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.
Edmir Begu, që pas probleme me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.