BallinaAktualitet“S’vizitoj asnjë fëmijë që nuk bën vaksinën e Covid”/ Mjekja shqiptare shkakton...

“S’vizitoj asnjë fëmijë që nuk bën vaksinën e Covid”/ Mjekja shqiptare shkakton “furtunë” në rrjet

Një mjeke pediatre ka shkaktuar një furtunë të vërtetë, pas një deklarate të saj. Mjekja Alketa Hoxha, në një intervistë për “Top Albania Radio”, u shpreh se, edhe pse vaksina kundër koronavirusit është me dëshirë, vetë si pediatre ajo nuk do të merrte përsipër asnjë fëmijë për ta vizituar, nëse nuk do të jetë i vaksinuar.

“Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet. Sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët.

Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale… është vdekjeprurëse.

Vaksinimi nuk është përgjegjësi vetëm vetjake, por është përgjegjësi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë”, tha mjekja Alketa Hoxha.

Deklarata e saj ka shkaktuar “furtunë” në rrjet, për shkak se deri më sot është thënë se vaksina nuk është me detyrim, plus që fëmijët nuk infektohen nga virusi.

Për më tepër që mjekët janë të detyruar që të vizitojnë çdo pacient, pavarësisht sëmundjeve që mund të ketë.

Frika e njerëzve në gjithë botën është, se ata që s’do të pranojnë të bëjnë vaksinën, përveçse s’do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit, mund të nxirren jashtë sistemit, pra të mos pranohen në spitale, shkolla dhe institucione të tjera publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular