BallinaAktualitetPandemia dhe izolimi/ Ekspertët: Pasojat te fëmijët, më serioze nga sa mendohet

Pandemia dhe izolimi/ Ekspertët: Pasojat te fëmijët, më serioze nga sa mendohet

Pandemia dhe izolimi mund të kenë pasoja serioze emocionale dhe sociale në zhvillimin e fëmijëve dhe në fakt, sipas ekspertëve, pasojat mund të jenë edhe më të rënda nga sa është menduar.

Prishja e zakonit të të shkuarit në shkollë, aktiviteteve fizike dhe mundësive të socializmit, që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin normal të fëmijëve, do të kenë jo pak pasoja.

Fëmijët përjetojnë pasiguri të madhe, frikë e madje dhe pagjumësi, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët e moshës 3 deri në 6-vjeç.

Sipas ekspertëve, duhet një kujdes shumë i madh psikologjik nga prindërit, të cilët duhet t’i informojnë fëmijët e tyre rregullisht mbi COVID dhe sjelljet që ato duhet të shmangin, në raport me nivelin e pjekurisë së tyre.

Po ashtu ata venë theksin edhe te roli i mësuesve dhe mbështetje psikologjike që ata duhet t’u ofrojnë fëmijëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular